Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinja ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së Mejës dhe ditën kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë.
Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se nuk është rastësi që dita kombëtare e Personave të Zhdukur me dhunë shënohet në ditën e masakrës së Mejës.
Tutje, ai ka thënë se në këtë datë, forcat serbe kanë kryer njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, duke vrarë 377 civilë shqiptarë.
Postimi i plotë:
Sot, Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve, njëkohësisht edhe ditën e masakrës së Mejës.
Nuk është rastësi, që Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës së Mejës. Në këtë datë forcat okupatore kryen njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, duke vrarë 377 motra e vëllezër tanë shqiptarë, një pjesë e tyre ende të pagjetur. Shqiptarë të pambrojtur të dy besimeve fetare që kishin vetëm një ëndërr, lirinë e Kosovës.
Kurrë nuk do të harrojmë kujtimin për ta. Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi.
Pushofshin të qetë në tokën e Kosovës!/Arbresh.info
Italia kërkon lirimin e gazetares, Cecilia Sala nga burgjet ...
Si të nisim vitin e ri me energji dhe qëllime pozitive?
Real Madrid po synon përforcime të reja nga Lig Premier
Kush është Pam Bondi, e emëruara e Trump për postin e prokur...
Sherri në Sarandë, policia arreston 8 persona, mes tyre 4 po...
Aksidenti në RMV, mjeku flet për gjendjen e 4-vjeçarit që sh...