Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka shprehur solidarizimin me familjarët e personave të pagjetur.
Përmes një njoftimi për media, Ambasada e SHBA-së thekson se sot qëndrojmë së bashku me anëtarët e familjes që ende – pas dekadash – nuk e dinë se çfarë ndodhi me të dashurit e tyre të humbur”
“Sot është Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur në Kosovë. Pas më shumë se dy dekadash, familjeve ende u mungojnë përgjigjet dhe përfundim i ngjarjes për të dashurit e tyre. Sot, ne qëndrojmë së bashku me anëtarët e familjes që ende – pas dekadash – nuk e dinë se çfarë ndodhi me të dashurit e tyre të humbur”, kanë shkruar nga ambasada në X.
Ata kanë bërë thirrje për prioritizim të gjetjes së eshtrave të të zhdukurve.
“Gjetja e përgjigjeve që sigurojnë mbyllje për familjet e të zhdukurve duhet të jetë prioritet”, kanë shkruar./Arbresh.info/
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...