Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, ka kujtuar një mijë e 617 qytetarëve, fati i të cilëve mbetet ende i panjohur.
Krasniqi me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se Meja është e vërteta e Serbisë e luftës së Kosovës.
Tutje, ai ka thënë se këta persona janë baballarët, nënat, vëllezërit, motrat, djemtë dhe vajzat tona.
Postimi i plotë:
Gjenocidi i orkestruar i shtetit serb në Kosovë, vjen e shfaqet në mënyrën e tij më barbare në Mejë të Gjakovës, me 27 prill të vitit 1999, duke lënë pas vetes 376 persona të masakruar.
Pleq, burra e fëmijë – të vrarë në gjakftohtësi dhe me paramendim. Të gjithë civilë e të pafajshëm. 36 djem ishin nën moshën 18 vjeç. Trupat e 13 viktimave ende nuk janë gjetur.
Dhjetëra oficerë të lartë serbë ishin të përfshirë, direkt ose indirekt, apo ishin në dijeni për këtë masakër. Të gjithë ata janë të lirë dhe nuk kanë dhënë asnjëherë llogari për krimet e kryera në Mejë dhe vende tjera të Kosovës.
Meja është e vërteta e Serbisë. Meja është e vërteta e luftës së Kosovës. Meja flet për viktimën dhe agresorin – më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë.
Kosova nuk do të harrojë asnjëherë.
Lavdi e përjetshme martirëve të atdheut tonë!/Arbresh.info
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...