Në Ditën e Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka rikujtuar se ende janë edhe mbi 1600 të zhdukur në Kosovë nga regjimi gjenocidal i Serbisë në luftën e fundit.
Siç bën të ditur kjo parti, se ditët si kjo janë mision për të mësuar për fatin e tyre, por dhe që të vihet në vend drejtësia në këtë çështje.
LDK thekson se Kosova nuk mund të gjejë qetësi pa ditur për fatin e tyre.
Postim i plotë:
27 prilli shënon Ditën e Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Janë bërë 25 vjet nga përfundimi i luftës së fundit, por që ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave të zhdukur nga regjimi i Serbisë; të cilët u vranë dhe masakruan të pafajshëm, nga makineria kriminale e ushtrisë dhe policisë serbe.
Sot e asaj dite, çdo familjar i të zhdukurve jeton me ankth, pasi që nuk dinë gjë për fatin e më të dashurve të tyre.
Ditët si kjo e sotmja përveç që janë ditë përkujtimi; ato janë dhe mision në përpjekjet tona të përditshme për të mësuar për fatin e tyre, por dhe që ta vëmë në vend drejtësinë në këtë çështje.
Vendi ynë për të cilin dhanë jetë burra, gra, pleq e fëmijë nuk mund të gjejë qetësi pa ditur për fatin e tyre!/Arbresh.info
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...