Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, Pacolli: Duhet gjetur zgjidhje urgjente për fatin e tyre

10:51 | 27 Prill 2024
K.B

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli në Ditën Ndërkombëtare të Zhdukurve të luftës, ka thënë se është një ditë për të reflektuar për dhimbjen e familjeve që deri sot nuk kanë asnjë lajm për të dashurit e tyre.

Pacolli me anë të një statusi në Facebook, shkruan se duhet të merret përgjegjësi për gjetur zgjidhje urgjente për fatin e të zhdukurve.

“Është një ditë për të reflektuar për dhimbjen e familjeve që deri sot nuk kanë asnjë lajm për të dashurit e tyre, kudo në botë, e me theks të veçantë në Kosovë. Situata është çnjerëzore dhe e papranueshme dhe eksponentët e politikës ( kudo qofshin ata) e të gjithë të tjerët duhet të marrin përgjegjësi për të gjetur zgjidhje urgjente për fatin e të zhdukurve. Në Kosovë, nga viti 1998/99 janë ende edhe 1648 persona të pagjetur!”, ka shkruar Pacolli.

Ai tutje thotë se çdo ditë, ndajmë dhimbjen me familjet dhe miqtë e këtyre viktimave./Arbresh.info/

Të ngjashme