Google ADS

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta e fundit, MPJD: Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës

10:50 | 27 Prill 2024
E.K

Në Ditën e Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka kujtuar mbi 1600 të zhdukur.

Me anë të një postimi në “X”, MPJD ka thënë se Kosova kërkon drejtësi për krimet e luftës, derisa Serbia vazhdon t’i mbrojë përgjegjësit e këtyre krimeve.

“Në festën kombëtare të personave të zhdukur me forcë, kujtojmë mbi 1600 të zhdukurit ende në Kosovë për shkak të regjimit gjenocidal serb. Kosova kërkon në mënyrë aktive drejtësi për krimet e luftës, megjithatë Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës, duke mohuar drejtësinë edhe sot e kësaj dite”, thuhet në postim.

Ndryshe, sot në Ditën e personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë nderime te memoriali për të Pagjeturit./Arbresh.info

Të ngjashme