Dhjetëra tornado goditën qendrën e SHBA-së të premten, duke shkaktuar dëme të rënda dhe duke plagosur të paktën tre persona, sipas autoriteteve. Më shumë se 70 tornado u regjistruan në të gjithë vendin, sipas Shërbimit të Motit të SHBA (NWS), kryesisht rreth qytetit Omaha në Nebraska dhe afër Iowa-s.
Dhjetëra ndërtesa u dëmtuan, trenat dolën nga shinat dhe linjat e energjisë elektrike u ndërprenë. Në Elkhorn, një periferi e Omaha, fotot tregojnë shtëpi të rrafshuara, çati në erë dhe pemë të zhveshura nga gjethet.
Omaha Nebraska today pic.twitter.com/cLnP1qQMRi
— Dr. EMS, MD (@Docsocksomaha) April 26, 2024
“Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kontrollojnë banesat e prekura dhe të ofrojnë ndihmë për çdo të lënduar”, tha policia e Omaha në një deklaratë.
Më në jug, afër qytetit të Lincoln, një tornado goditi një strehë industriale, e cila u shemb. Rreth 70 persona ishin në të dhe arritën të largoheshin, por tre prej tyre pësuan lëndime të lehta, thanë autoritetet.
🎥: Video of tornado at Eppley Airport. pic.twitter.com/32c3apUIoe
— Omaha + Sarpy WX (@Omaha_SarpyWX) April 26, 2024
NWS lëshoi disa paralajmërime për tornado për shtete të ndryshme të SHBA dje. Ai parashikon gjithashtu se fenomeni do të vazhdojë edhe sot dhe do të arrijë deri në Teksas.
Tornadot, një fenomen spektakolar i motit që është i vështirë të parashikohet, janë relativisht të zakonshme në SHBA, veçanërisht në pjesët qendrore dhe jugore të vendit./abcnews.al
One of the most craziest & terrifying video of ongoing Tornado in Nebraska, Omaha!
These scenes are not from a Sci-fi movie or AI generated twisters visuals, it’s happening for real right now ! 🤯#Tornado #Omaha pic.twitter.com/0BodQd1ULX
— Syed Hamza 👑 (@TheSavageHamza) April 27, 2024
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...