Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se tanimë është nënshkruar kontrata për fillimin ep unimeve të rrugës nga hyrja tek Gorenje deri në hyrje të Graçanicës.
Ali bëri të ditur se do të bëhet komplet rikonstruimi i rrugës me gjatës prej 3660 metra dhe gjerësi të rrugës 7 metra dhe me trotuare në të dy anëy e rrugës, përcjell Arbresh.info.
Ndërsa kostoja e këtij projekti do të jetë 1,737,871,42€ ku afati kohore për përfundimin e punimeve do të jetë 135 ditë.
Postimi i plotë:
Lajm shumë i mirë, nënshkrimi i kontratës për fillimin e punimeve për rikonstruimin e rrugës nga 𝐧𝐲𝐣𝐚 𝐭𝐞𝐤 𝐆𝐨𝐫𝐞𝐧𝐣𝐞, 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐡𝐲𝐫𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐆𝐫𝐚𝐪𝐚𝐧𝐢𝐜𝐞̈𝐬.
Do të bëhet komplet rikonstruimi i rrugës me gjatësi prej 3660 metra, me gjerësi të rrugës 7 metra dhe me trotuare në të dy anët e rrugës.
Kostoja e këtij projekti është 1,737,871,42€. Afati për përfundimin e punimeve është 135 ditë.
Kjo rrugë e cila është mjaft e dëmtuar do të rregullohet sipas standardeve më të larta dhe do të jetë lehtësim i madh për qytetarët e shumtë që e frekuentojnë këtë aks rrugor.
/Arbresh.info
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...