Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, njoftoi se shteti i tij do t’i japë Ukrainës një paketë të re të ndihmës në fushën e mbrojtjes, në vlerë prej 6 miliardë dollarësh.
Paketa, e dyta gjatë kësaj jave, pason një paketë prej 1 miliard dollarësh që Uashingtoni prezantoi, pasi presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkroi një paketë masive të ndihmës për Kievin në vlerë prej 61 miliardë dollarëshe, teksa forcat ukrainase po përballen me forcat ruse që po avancojnë.
“Jam i kënaqur të njoftoj sot për një zotim shtesë në vlerë prej 6 miliardë dollarësh përmes Nismës për Ndihmë të Sigurisë për Ukrainën”, tha Austin për gazetarët.
Sipas tij, kjo paketë do të mundësojë blerjen e aftësive të reja për Kievin nga industria amerikane.
Austin tha se në paketën e re do të përfshihen municione për sisteme të mbrojtjes ajrore, sisteme dronësh, municione për artileri dhe pajisje të tjera.
Në paketë përfshihen edhe raketa shtesë Patriot për sistemet e mbrojtjes ajrore.
SHBA-ja është mbështetëse kyçe për Ukrainën dhe deri më tani i ka ofruar mbi 44 miliardë dollarë ndihmë të sigurisë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 2022./REL/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...