Google ADS

Tifozët e Bayern nuk pranojnë zëvendësuesin e Tuchel, nisin peticion kundër propozimit të klubit

19:24 | 26 Prill 2024
KRG

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri të Unai Emery, drejtuesit bavarezë janë shumë pranë marrëveshjes me trajnerin aktual të Austrisë, Ralf Ragnick. 65-vjeçari, është gati ta pranojë një aventurë në Munich, por ata që mund ta ndalojnë këtë tratativë janë tifozët bavarezë.

Këta të fundit kanë nisur një peticion jo vetëm kundër Ragnick, por më shumë për të kërkuar qëndrimin edhe për një tjetër sezon të Thomas Tuchel, pasi e vlerësojnë për paraqitjen e bërë pavarësisht se skuadra humbi kampionatin dhe Kupën. Por, nga ana tjetër ka mbërritur në gjysmëfinalen e Champions League.

Deri më tani ky peticion i nisur prej ditës së martë është nënshkruar nga 11.700 tifozë bavarezë. Këtë nismë e komentoi edhe vetë trajneri Tuchel që theksoi se ndjehet i vlerësuar që një pjesë e tifozëve të Bayern e vlerësojnë për punën në krye të skuadrës.

“Për mua kjo është një temë e këndshme që njerëzit duan të më mbajnë këtu. Por, për mua nuk ka prioritet.Nuk dua ta marr si justifikim apo shpërqendrim. Jemi me fokusin e plotë në ndeshjet e fundit të sezonit”, u shpreh Tuchel. Mbetet për t’u parë tashmë qëndrimi që do të mbajnë drejtuesit e klubit të Bayern./Ss

Të ngjashme