Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor, nën dyshimin se ka manipuluar orët shtesë të punës.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media nga IPK-ja të premten, togeri dyshohet për keqpërdorim të detyrës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Informacionet e para lidhur me këtë rast IPK i ka pranuar nga Policia e Kosovës përderisa është duke kryer një hetim preliminar me dyshimin për manipulim të orëve shtesë të punës në drejtim të veprës penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, thuhet në njoftim të IPK-së.
IPK-ja ka thënë se hetuesit e tij do të jenë në konsultim me prokurorin përgjegjës për të ndërmarrë veprime të tjera hetimore për ta sqaruar rastin.
Dështon debati për përgjimet e Kusari-Lilës me Radoiçiqin, o...
Kusari-Lila i kthehet opozitës: Imagjinoni kur t’iu dalin fo...
Vdekja e vëllait, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë
Kusari-Lila: Biseda me Radoiçiqin e montuar, vetëm një herë ...
Shqipëria kryen stërvitjen e fundit para nisjes drejt Pragës
Kusari-Lila argumenton përgjimet me Radoiçiqin, deputetët ku...