Chelsea mbetet deri në fund të sezonit pa njërin nga yjet kryesor të skuadrës, shkak operimi

15:59 | 26 Prill 2024
KRG

Chelsea do të jetë deri në fund të këtij sezoni pa mesfushorin e tyre të shtrenjtë Enzo Fernandez, i cili duhej t’i nënshtrohej një operacioni në ijë.

Fernandez luajti pjesën e parë të humbjes së rëndë 5-0 të së martës ndaj liderit aktual të Ligës Premier, Arsenal, përpara se të zëvendësohej.

Megjithatë, ylli argjentinas nuk i ka shpëtuar dot operimit dhe tashmë ka konfirmuar se do të mungoj deri në fund të sezonit

“Operacioni im ishte i suksesshëm, mua më duhej ta bëja këtë operacion sepse kisha dhimbje për rreth gjashtë muaj. Ishte diçka që mund ta shmangia ndërkohë që isha duke u trajtuar vazhdimisht me injeksione dhe medikamente”.

“Por disa javë më parë dhimbja filloi të bëhej gjithnjë e më intensive, dhe po, asnjë nga këto nuk pati efekt, dhe ishte më keq kur stërvitesha dhe kur luaja ishte irrituese, por nuk doja të ndaloja së qeni në ndeshjet që kisha”.

“Sa herë që më duhej të luaja në Fanella e Chelseat-it, ashtu të kombëtares, unë gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën përkundër gjithë kësaj, por nuk mund të duroj më, do të kthehem shpejt dhe akoma më i fortë”, ka thënë Fernandez nga spitali.

Në fund të vitit të kaluar ai kishte pasur edhe probleme me një hernie.

Fernandez ishte një lojtar standard për kombëtaren argjentinase në rrugën për të fituar kampionatin botëror në fund të vitit 2022.

Në kampin argjentinas shpresojnë që Fernandez të jetë gati para Copa America, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në qershor dhe korrik.

Meqë ra fjala, Chelsea aktualisht është në vendin e nëntë në tabelën e Ligës Premier. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme