Google ADS

QKUK pajiset me aparaturë SPECT/CT/PET, pacientët s’kanë nevojë të udhëtojnë në shtetet tjera për këtë shërbim

15:32 | 26 Prill 2024
A Z

Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës është pajisur me aparaturën SPECT/CT/PET. Për këtë shërbim, më pacientët nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë në shtetet tjera, pasi të njëjtin do ta marrin falas në Kosovë.

Nga shtetet e rajonit, Kosova do të jetë shteti i vetëm që do të ketë këtë pajisje, për çka nga e njëjta do të marrin shërbime jo vetëm qytetarët e vendit por edhe ata të shteteve tjera.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar këtë donacion si rilindje për sektorin e shëndetësisë.

“Sot vërtet është një dite veçantë dhe ditë e suksesshme dhe e jashtëzakonshme për sektorin e shëndetësisë  në vendin tonë. Kjo ditë dhe kjo ngjarje në zemër të Prishtinës jo vetëm që shënon  një moment kulminant  për shërbimin mjekësor që do t’i ofrohet qytetarëve tanë por është edhe një mundësi e rëndësishme që të festojmë partneritet tona që kapërcejnë kufijtë dhe që dëshmojnë ndikimin jashtëzakonisht të rëndësishëm të solidaritetit ndërnjerëzor. Në po këtë frymë po shënojmë së bashku një moment historik pasi me krenari përurojmë pajisjen mjekësorë në kliniken tonë  të mjekësisë bërthamore brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, tha Osmani.

“Kjo teknologji avancuar nuk është thjesht një aparaturë shtesë por është një rilindje për sektorin tonë shëndetësor, duke premtuar shërbime të zgjeruar diagnistifikuese dhe mundësi trajtimi. Deri më tani qytetarët tanë u është dashur të udhëtojnë në rajon e përtej  duke i nënshtruar sfidave të shumta edhe shëndetësore edhe financiare, andaj kjo pajisje e re simbolizon një pik kthesë ku njerëzit tanë mund të marrin kujdesin që nevojitet pikërisht këtu në shtëpi të rrethuar nga familja dhe më të dashurit e tyre. Kjo është më shumë se një arritje në sektorin e shëndetësisë, është një arritje e dinjitetit për pacientet dhe familjet e tyre, është një përforcim i përjashtimit tonë të përbashkët shëndetin dhe mirëqenien e çdo qytetari. Për më teper do të jete e vetmja pajisje e tillë e gjithë rajonin tonë”, tha Osmani.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka cilësuar si shpresë për qytetarët këtë donacion. Ai tha se çdo vit, mbi 300 qytetarë kërkojnë udhëtojnë jashtë vendit për këtë lloj diagnostikimi.

“Si ministër i Shëndetësisë nuk ka asgjë me të rëndësishme për mua se sa të sigurojmë gjithë bashkë shërbime të reja cilësore dhe të barabarta për qytetarët  e Kosovës, duke ju falënderuar ndihmës së Mbretërisë së Arabisë Saudite. ky donacion do te jetë mundësi dhe shpresë për qytetarët tanë. Janë mbi 300 qytetarë të Republikës Kosovës që brenda vitit kanë shkuar duke kërkuar jashtë vendit për këtë lloj diagnostikimi”, tha Vitia.

“Me çdo skanim që do të behet me katër aparatura moderne  e vetmja në rajon në shëndetësinë publike do të sjell shpresë në detektimin  e hershëm  dhe trajtimin adekuat duke shpëtuar dhe shumë jetë dhe duke ju falënderuar për këtë donacion, ju sigurojmë juve dhe qytetarëve  se kjo aparaturë do jetë në shërbim e të gjithë qytetareve pa dallim”, u shpreh ai.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, në cilësinë e themelueses së Fondacionit Jahjaga, përmes së cilës u mundësua edhe marrëveshja me “Alwaleed Philanthropies”, tha se kështu do të rritet edhe standardi i shërbimeve shëndetësore.

“Ofrimi i këtij shërbimi do të reduktojë edhe ngarkesën financiare të sistemit tonë të shëndetësisë, duke mundësuar që fondet e kursyera të ndahen në fushat e tjera të shëndetit”, tha ajo.

Princesha Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed Philanthropies, është shprehur tejet e lumtur që ka arritur të bashkëpunojë, siç ka thënë ajo me ish presidenten Jahjaga dhe qeverinë e Kosovës

“Prania jonë në mjekësinë nukleare thekson rolin qenësor që qeveria Kosovës ka dhe spitali më prioritizim në mirëqenien e qytetarëve të saj është qenësore. Së bashku me miken time ish presidenten Jahjaga dhe qeverinë e Kosovës që tregon dedikim dhe përkushtim për të qëndruar së bashku për të qëndruar dhe shërbyer njerëzve të Kosovës. Dua të them diçka që kemi diskutuar unë me fondacionin Jahjaga donim të dinim çka do ti ofronim këtij shteti. E kam vërejtur gjatë këtij mëngjesi se është e mahnitshëm se sa populli i mirë jeni. Për 25 vite keni ndërtuar prej zeros dhe dua t’ju përgëzoj se thesari i këtij vendi është rinia. Ka shumë gjëra që mundemi të bashkëpunojmë me shkëlesinë tuaj. Çfarë vendi të bukur keni dhe çfarë talenti keni dhe është  diçka që do të merremi. Dua të theksoj diçka për fondacionin tonë i cili punon që 45 vite dhe kemi pasur kënaqë sinë ta kuptojmë se si mund të lulëzoj ky bashkëpunim dhe mund të shkoj përtej sektorit shëndetësor. Ju falënderoj për bujarinë tuaj dhe mikpritjen tuaj”, ka thënë ajo./eo

Të ngjashme