Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj

12:43 | 26 Prill 2024
A Z

Dua Lipa dukej e lumtur me të dashurin Callum Turner teksa darkuan së bashku në New York City pas mbrëmjes gala “Time 100” të enjten.

Këngëtarja, 28 vjeçe, dhe aktori britanik, 34 vjeç, mbërritën në vendin e njohur të të famshmëve, “Zero Bond”, duke u mbajtur për dore.

Duke buzëqeshur gjerësisht, Lipa dukej mahnitëse në një pallto trench të zezë mbi një fustan të shkurtër me lule të zeza, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “Physical” e plotësoi veshjen e saj me çorape tërheqëse me material rrjete dhe taka që rrisnin gjatësinë e saj.

Callum i kalonte në gjatësi ndërsa ata bënin rrugën e tyre shpejt drejt hyrjes së restorantit me një roje sigurie nga pas.

Ylli i muzikës përndryshe zbuloi se ishte në kopertinën e “Time 100”, e përzgjedhur nga revista e famshme si një prej 100 njerëzve më me ndikim në botë. /Telegrafi/

 

Të ngjashme