Komuna e Prishtinës ka njoftuar se orari i punës për barnatoret në kryeqytet, mbështetur në rregulloren bazike e cila është në fuqi, fillon në orën 07:00 dhe mbaron në orën 22:00 (përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare).
Kujdestaria e barnatoreve fillon në orën 22:00 deri në orën 07:00, sipas orarit që do të përgatitet nga drejtoria e Shëndetësisë.
“Së shpejti pritet edhe vendosja në përdorim të aplikacionit, nga ku mund të dihet saktë orari dhe barnatorja kujdestare në kryeqytet për datën përkatëse”, thuhet në njoftim.
Tutje, theksohet se drejtoria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar të kontribuojë që shëndeti i qytetarëve të jetë parësor në çdo rast.
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’