Rama takon Bekim Jasharin, diskutojnë për procesin e krijimit e monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari

11:14 | 26 Prill 2024
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar me Bekim Jasharin.

Rama tha se kanë diskutuar për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit e monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari.

“Për kryeqytetin, është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe të nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot gëzojmë”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme