Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti, ka thënë se Arda Guler meriton më shumë minuta për të luajtur.
Ancelotti, mes tjerash theksoi se mesfushori turk do të jetë shumë shpejt në fushë.
“Arda Guler ndihet mirë dhe ai është gati, ai meriton mundësi dhe shanse për të luajtur”.
“Ai mund të jetë sërish në fushë së shpejti, unë do t’i jap Ardës minuta”, u shpreh Ancelotti.
Real Madridi sot do të përballet me Real Sociedadin duke filluar nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së 32-të në La Liga.
“Mbretërit” renditen në vendin e parë me 81 pikë të grumbulluara, 11 pikë larg Barcelonës që është në pozitën e dytë./kk
Valverde pas ndeshjes: Nuk na intereson fitorja tani, me rën...
Hadar akuzon gjyqtarët pas humbjes ndaj Yllit, paralajmëron ...
Fushata zgjedhore/ Trump rikthehet në vendin ku iu bë atenta...
Moment emocionues/ Kroos i pranishëm në “Santiago Bernabeu”,...
Shtatë persona u lënduan nga një aksident në rrugën Mitrovic...
Real Madrid rikthehet tek fitorja mposht Villarealin