Google ADS

Mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

10:34 | 26 Prill 2024
R J

Sot është mbajtur ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”.

Kjo garë është realizuar nga data 22-26.04.2023, me pjesëmarrjen e FSK-së dhe shteteve partnere.

Kjo ceremoni është të mbajtur në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Në fjalën e tij Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, ka thënë se kjo ngjarje vit pas viti ka qenë me rezultate dhe se duhet ta mbani me nderë titullin që do ta mbani

“Jam shumë i nderuar që jam para jush është kjo ngjarje në të cilën keni bërë një traditë që vitë pas viti ka qenë me rezultate. Ju uroj suksese të mëtutjeshme dhe këto ushtria sfiduese që keni pasur ti avancomi më tutje dhe ta mbani me nder titullin që do ta fitoni sot”, tha Syla.

Gjeneral brigade, Hysen Dreshaj është shprehur mirënjohës dhe ka falënderuar në emër të komandës TRADOC, dhe gjeneral Jasharit, komandatit të tyre.

“Më lejoni t’ju falënderoj të gjithëve që jeni sot me ne, kam kënaqësinë dhe privilegjin t’ju falënderoj në emër të komandës sonë TRADOC dhe gjeneral Jasharit komandantit tonë. Është e shkëlqyeshme për Kosovën dhe FSK-në që kanë një ekip kaq të larmishëm në garën e ushtarit më të mirë si aktivitet ndërkombëtar, 8 shtete nga tre kontinente të ndryshme. Të jesh më i miri nga më të mirët nuk është e lehtë, por është e thjeshtë, sepse e ke treguar veten të jesh më i mirë çdo ditë, të jesh më i mirë se të tjerët dhe të frymëzosh të tjerët me përkushtim, zell dhe vendosmëri. “, tha Dreshaj.

“Të jesh ushtari më i mirë do të thotë të jesh gati për të luftuar, të jesh i gatshëm të kujdesesh për të tjerët dhe të jesh gati për të mbrojtur vlerat e lirisë, prosperitetit dhe shoqërive demokratike”, u shpreh Dreshaj.

“Gara e ushtarit më të mirë po bëhet çdo vit gjithnjë e më e madh dhe më e mirë, dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të falënderuar bërthamën tonë të nënoficerëve për organizimin dhe përgatitjen e një ngjarje të tillë! Bota po ndryshon, sfidat e sigurisë janë të ndryshme sot dhe kush e di se çfarë do të ndodhë më pas, por e vetmja mënyrë për të kapërcyer dhe përgatitur për ato sfida është për të qëndruar afër dhe së bashku në tre anije të ndryshme: Partneriteti; Marrëdhënia; Miqësia; Të jesh ushtari më i mirë do të thotë të jesh gati për të luftuar, të jesh i gatshëm të kujdesesh për të tjerët dhe të jesh gati për të mbrojtur vlerat e lirisë, prosperitetit dhe shoqërive demokratike”, shtoi ai.

Tutje, ai tha se FSK -ja është në gjendje të jetë partnere e besueshme dhe së bashku të kontribuojmë për paqen dhe stabilitetin.

“FSK-ja është në gjendje të jetë partnere e besueshme dhe së bashku të kontribuojmë për paqen dhe stabilitetin. Ne si ekip edhe një herë ju përgëzojmë të gjithëve për arritjet që keni treguar gjatë garës. Le të mendojmë të gjithë së bashku për botën më të mirë, por përgatituni për më të keqen! Heroi ynë kombëtar Skënderbeu, 500 vjet më parë thoshte: “QËNDRONI TË BASHKUAR NËSE DËSHIRONI TË JENI MË TË FUQISHËM” Me këtë citim ju falënderoj dhe dua t’ju përgëzoj për rezultatet tuaja! Shihemi vitin tjetër”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme