Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, ka njoftuar se Suedia do të dërgojë një batalion të reduktuar në forcat e NATO-s në Letoni në vitin 2025 për të mbështetur vendin baltik kundër një “sulmi të mundshëm rus”.
Njoftimi i kryeministrit Kristersson shënon kontributin e parë të trupave suedeze në NATO që kur vendi nordik u bashkua zyrtarisht me aleancën ushtarake.
“Sot në mëngjes, qeveria u dha forcave të armatosura të Suedisë detyrën formale të planifikimit dhe përgatitjes për kontributin suedez të një batalioni të mekanizuar të reduktuar në forcat tokësore të NATO-s në Letoni”, u tha Kristersson gazetarëve në një konferencë të përbashkët për media në Stockholm me kryeministrin letoneze, Evika Silina.
“Qëllimi ynë është një kontribut i forcës, duke përfshirë automjetet e blinduara ‘CV 90’ dhe tanket kryesore të betejës ‘Leopard 2’. Ne po planifikojmë vendosjen në fillim të vitit të ardhshëm pas një vendimi të parlamentit”, shtoi kryeministri suedez.
Në muajin janar, zyrtarët suedezë thanë se vendi planifikon të dërgojë një batalion të mekanizuar të reduktuar në Letoni që në fillim të vitit të ardhshëm, me qëllim për të vepruar si një pengesë ndaj një sulmi të mundshëm rus kundër Perëndimit dhe NATO-s.
Megjithatë, vendimi përfundimtar priste anëtarësimin e vendit në NATO.
Sipas njoftimit në muajin janar, rreth 600 trupa do të vendosen në Letoni për gjashtë muaj.
“Ashtu si aftësia për të marrë mbështetje ushtarake në Suedi kur është e nevojshme, aftësia për të ofruar mbështetje ushtarake jashtë kufijve tanë është gjithashtu vendimtare për rolin tonë të ardhshëm në NATO”, tha atëkohë gjeneralmajor Jonny Lindfors.
Zyrtarët në muajin janar thanë se operacioni në Letoni drejtohet nga një staf i divizionit danez dhe plani është që Suedia dhe Danimarka të ndajnë në mënyrë alternative përgjegjësinë për ngritjen e një batalioni si pjesë e një brigade me bazë jashtë Rigës.
Këtë vit, Suedia do të shpenzojë 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, sipas kryeministrit Kristersson, dyfishi i asaj që ka shpenzuar më parë.
Suedia iu bashkua zyrtarisht aleancës ushtarake më 7 mars, pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës, duke i dhënë fund neutralitetit të dekadave.
Anëtarësimi shënoi fundin e një pritjeje pothuajse 2-vjeçare për vendin skandinav që filloi në muajin maj të vitit 2022 kur aplikoi për t’u bashkuar me aleancën perëndimore së bashku me Finlandën fqinje, respektivisht tre muaj pasi filloi lufta në Ukrainë në muajin shkurt 2022.
Ratifikimi i Suedisë siguron kontrollin e NATO-s mbi rajonin nordik, me të gjitha vendet baltike tani anëtare./euronews
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...