Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

23:43 | 25 Prill 2024
E.G

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),  Vlora Çitaku u shpreh se rezultati i zgjedhjeve do të jetë befasues.

“ Unë jam e bindur se rezultati i zgjedhjeve të përgjitshme do të jetë befasues për shumë kë, siç ka qenë befasues edhe rezultati i zgjedhjeve lokale”, tha ajo në rtv 21.

Tutje ajo u shpreh e bindur se Bedri Hamza do të jetë kryeministër i Kosovës.

“Këtë besim timin nuk e kam vetëm për shkak të intuitës politike, por edhe për shkak të matjeve në terren Bedri Hamza do të jetë kryeministër i Kosovës, jam e bindur”., tha ajo.

Sa iu përket koalicioneve tha se ende nuk kanë disktuar me parti të tjera.

Tutje ajo tha se Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të dalë në opozitë.

“Po e them me siguri të plotë, jo me arrogancë.”,  u shpreh ajo.

Të ngjashme