Me hapjen e Wall Street në New York, edhe aksionet e Meta-s ranë për 15 për qind duke e dërguar kompaninë në humbje të 190 miliardë dollarëve pasi investitorët reaguan ndaj një premtimi për të rritur shpenzimet mbi Al.
Mark Zuckerberg, themelues dhe shef ekzekutiv i Meta-s, tha se “shpenzimet për teknologjinë do të duhej të rriteshin në mënyrë domethënëse përpara se kompania të bënte shumë të ardhura nga produktet e reja me Al”.
Ndryshe, javën e kaluar Meta publikoi Llama 3, versionin më të fundit të modelit të saj me Al, së bashku me një gjenerator imazhi që përditëson fotot në kohë reale ndërsa përdoruesit shkruajnë kërkesat, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Asistenti i saj me Al po zgjerohet edhe në platforma e vende tjera duke përfshirë Australinë, Kanadanë, Singaporin, Nigerinë dhe Pakistanin.
Ndërkohë, kompania thuhet se po punon për përhapjen e modelit të saj me Al edhe në Evropë.
Rënia e aksioneve të Meta-s vjen pas një fitimi rekord në shkurt, kur kompanisë iu shtuan edhe 196 miliardë dollarë të tjerë në tregun e saj të aksioneve.
Megjithatë, rekordi u thye disa javë më vonë nga Nvidia me një fitim prej 277 miliardë dollarësh. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...