Google ADS

Filloi nënshkrimi i kontratave të 462 kadetëve për gjeneratën e 60-të të policisë

21:18 | 25 Prill 2024
E.G

Policia e Kosovës, Departamenti për Burime Njerëzore, dje dhe sot,ka mirëpritur, me qëllim të nënshkrimit të kontratave, kadetët e gjeneratës së 60-të të PK-së.

Sipas njoftimit, për rëndësinë e të qenit polici i Republikës së Kosovës, për detyrat që i presin fillimisht në Akademi e më pas edhe në punën policore, kadetëve u folën eprorë të lartë të Departamenti për Burime Njerëzore, shkruan Arbresh.info.

“Në këtë gjeneratë është planifikuar të jenë gjithsejtë 460 kadet policorë, prej tyre 366 meshkuj dhe 94 femra. Ndërsa sa i përket përkatësisë etnike, janë 454 shqiptarë, 3 boshnjak, 2 turk, 1 egjiptian.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës bën të ditur se gjenerata e 60-të, trajnimin themelor në AKSP-në, do të fillojë më 29 prill./Arbresh.info/

Të ngjashme