Një ditë para përfundimit të garës ndërkombëtare të “Ushtarit më të mirë 2024” pjesëmarrësit u vizituan nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ç ‘rast pa nga afër performancën e garuesve gjatë testimeve në disiplina të ndryshme.
Me këtë rast gjenerallejtënant Jashari përgëzoi garuesit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, gjithashtu falënderoi partnerët për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare duke theksuar se pjesëmarrja juaj e ngrit nivelin e frymës garuese te të gjithë pjesëmarrësit, krijon afërsi dhe shkëmbim të përvojave me njëri tjetrin.
“Gara tradicionale e “Ushtarit më të mirë” që organizon Forca e Sigurisë së Kosovës, tani më ka krijuar standardet e saj, këtë vit kemi 8 shtete partnere që i janë bashkuar garës.”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Garuesit më të mirë nga FSK do të jenë pjesë e garave ndërkombëtare në të cilat ftohet FSK-ja të marrë pjesë./Arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban