Policia federale ka arrestuar një çift të moshuar të mërkurën në aeroportin e Dortmundit. Çifti nga Kosova zbarkoi në aeroportin e Dortmundit me mbesën e tyre, por udhëtimi i tyre nuk vazhdoi tutje, të moshuarit u arrestuan.
Në gusht të vitit 2009, Gjykata Rajonale e Stuttgartit kishte dënuar çiftin kosovar me nga gjashtë vjet e gjashtë muaj burgim për pengmarrje.
Zyra e Prokurorit Publik të Stuttgartit ka lëshuar një urdhër për arrestimin e 60-vjeçarit dhe gruas së tij 63-vjeçe, raporton T-Online.
“Pasditen e së mërkurës, çifti, që po shoqëroheshin nga mbesa e tyre tetë vjeçare, tentuan të kalonin përmes zyrtarëve doganorë pas fluturimit të tyre nga Prishtina. Skanimi i gjurmëve të gishtërinjve konfirmoi identitetin e çiftit”, thanë nga policia federale.
Meqë të moshuarit kishin vuajtur vetëm një pjesë të dënimit të tyre me burg, tani ata duhet të vuajnë edhe pjesën e mbetur të dënimit me burg.
Sipas policisë, të moshuarit telefonuan djalin e tyre në Recklinghausen, ai e mori mbesën në kujdestari pas konsultimeve me zyrën për mirëqenie të të rinjve. Policët më pas e dërguan çiftin në një qendër korrektuese./rtk/
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...