Google ADS

Gjykata dënon me burg tre zyrtarë për keqpërdorim të pozitës

17:54 | 25 Prill 2024
E.G

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarve J.T, E.G dhe L.M-S,  për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas gjykatës, të njëjtit janë dënuar me burgim, shkruan Arbresh.info.

“I akuzuari J.T është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite, dënim të cilin i akuzuari do të fillojë ta mbajë në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi. I akuzuari E.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite, dënim të cilin i akuzuari do të fillojë ta mbajë në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi. E akuzuara L.M-S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti, dënim të cilin e akuzuara do të fillojë ta mbajë në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Po ashtu gjykata të akuzuarve J.T, E.G dhe L.M-S, konform nenit 62 paragrafi 1 dhe 2 pika 2.3 dhe nenit 65 paragrafi 1  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës iu shqipton Dënim Plotësues “ Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, për tri vite, e cila ndalesë ekzekutohet pas mbajtjes së dënimit me burgim.”

Gjykata njofton se obligohet secili i akuzuar veç e veç të paguajë shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të gjykatës dhe atë ne emër te paushallit gjyqësor në shumë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro si dhe në emër të Fondit për kompensimin e viktimave të krimit, në shumë prej pesëdhjetë (50) euro ashtu që në tërësi shumën prej dyqind (200 €) euro, obligohen të paguaj brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

Të dëmtuarit  për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridiko-civil.

Po ashtu bëhet e ditur se palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme