Google ADS

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 61-vjeçari polak kapet në hyrje të Shqipërisë

16:43 | 25 Prill 2024
E.K

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Polonia, të dënuar për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve.

Shtetasi polak Jan Stanek, 61 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Poloni e kanë dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Poloni, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, shtetasi polak Jan Stanek, 61 vjeç.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Poloni./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme