Dogana e Kosovës ka njoftuar se dita e sotme është përmbyllur me mbledhjen e të hyrave që tejkalojnë 500 milionë euro.
Sipas njoftimit, kjo arritje paraqet një rritje të madhe prej 78 milionë euro, ose mbi 18%, krahasuar me mbledhjen e të hyrave të vitit të kaluar, duke tejkaluar dukshëm edhe projeksionin prej 6% për këtë vit fiskal.
“Këto të hyra janë mbledhur edhe pse efekti në lirimet e taksave sipas vendimeve të Qeverisë për importin për prodhuesit dhe thellimi i lirimeve nga marrëveshjet e tregtisë së lirë janë thelluar dukshëm. Në këtë periudhë janë liruar 79 milion euro taksa të kësaj kategorie apo 21 milion më shumë se viti paraprak.”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se ngjashëm, bazuar në vendimin e Qeverisë, është bërë progres i rëndësishëm në lehtësimin e tregtisë, veçanërisht me funksionimin efikas të zhdoganimit në portin e Durrësit dhe terminaleve të operuara nga shteti.
“Ky progres ka rezultuar në një kursim të konsiderueshëm të kostos prej 4.3 milionë euro gjatë periudhës tre mujore, ndërsa që sipas trendit të progresit, ne parashikojmë që ky kursim të përshkallëzohet, duke arritur deri në 20 milionë euro deri në fund të vitit, duke optimizuar më tej proceset tona tregtare dhe duke përmirësuar rritjen ekonomike e njëkohësisht duke ndikuar në uljen e çmimit tek konsumatori.”, njofton Dogana.
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të nxitur një mjedis të favorshëm për eksportin, tregtinë dhe gjenerimin e të ardhurave, duke kontribuar në prosperitetin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Doganës./Arbresh.info/
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...