Ukraina ka filluar të përdorë raketa balistike me rreze të gjatë kundër forcave pushtuese të Rusisë, të cilat u janë siguruar në mënyrë të fshehtë nga Shtetet e Bashkuara. Lajmin e bëjnë të ditur zyrtarë amerikanë, sipas të cilëve armatimet që kishin shkuar në destinacion këtë muaj ishin pjesë e një pakete ndihmash që Presidenti amerikan Joe Biden e aprovoi në mars.
Sipas raportimeve në mediat amerikane, ato ishin përdorur të paktën një herë për të sulmuar shënjestra ruse në gadishullin e pushtuar të Krimesë. Vedant Patel u shpreh: “Mund të konfirmoj se Shtetet e Bashkuara i siguruan Ukrainës sisteme raketore taktike me rreze të gjatë me urdhër të drejtpërdrejtë nga Presidenti amerikan”.
Shtetet e Bashkuara kishin furnizuar më herët Ukrainën me sisteme taktike raketore me rreze të mesme dhe kishin treguar hezitim për të dërguar diçka më të fuqishme, pjesërisht edhe për shkak të shqetësimeve për kompromentimin e gatishmërisë ushtarake amerikane. Megjithatë, drita jeshile për sistemet që lëshojnë raketa deri në 300 km largësi thuhet të ketë ardhur në mënyrë sekrete nga Biden në muajin shkurt.
Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Uashingtoni nuk e kishte bërë publike më herët këtë gjë, për të ruajtur sigurinë operacionale për Ukrainën, me kërkesë të kësaj të fundit. Lajmi bëhet i ditur pasi Kongresi amerikan zhbllokoi më në fund paketën prej 61 miliardë dollarësh për Kievin, me dërgesat ushtarake që pritet të nisin që nga java e ardhshme.
Megjithatë, zyrtarë të administratës Biden janë skeptik nëse ndihma do t’i mjaftojë Kievit për të fituar luftën 2-vjeçare me Rusinë./A2CNN
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...