Distria Krasniqi arrin në finale të Kampionatit Evropian

15:34 | 25 Prill 2024
D.H

Distria Krasniqi arrin të kualifikohet në finale të Kampionatit Evropian të Xhudos.

Xhudistja kosovare fitoi në gjysmëfinale ndaj spanjolles Ariane Toro Soler, shkruan Arbresh.info.

Kampionia olimpike ishte duke fituar me uazari, por kundërshtarja e saj pas tri gabimeve e humbi garën dhe u s’kualifikua.

Kështu me këtë fitore arrin në finale, ku do të përmballet me italianen Odette Guifrida./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme