Ne kuadër të aktivitet policore me komunitet, sot Njësia Sektoriale dhe Komunitetit nga Stacioni Policor në Gjilan, në bashkëpunim me KFOR-in turk ,Drejtorinë e Arsimit Komunal në Gjilan kanë realizuar projektin “Së bashku drejt synimit për të ardhmen”.
Në bazë të këtij aktiviteti, 34 nxënës multi-etnik nga shkollat fillore të Gjilanit kanë marrë pjese në këtë projekt duke vizituar kampin ushtarak të KFOR-it turk “Sulltan Murat” në Prizren.
Gjate kësaj vizite, nxënësit kanë pasur aktivitete të ndryshme rekreative si lojëra dhe gara të ndryshme sportive.
Të gjitha këto aktivitete janë realizuar nën shoqërimin e mësimdhënësve nga shkollat e tyre, përfaqësuesit nga DKA-ja dhe nga zyrtarë policor nga Njësia Sektoriale dhe Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan./Arbresh.info
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë