Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani deklaroi se fitorja e tij kundrejt kandidatit të VLEN-it është shumë e thellë, sipas tij diku rreth 40 mijë vota. Osmani numëroi dhe komunat në të cilat ka shënuar fitore, përfshi edhe Tetovën dhe Çairin.
“Kemi shënuar fitore në çdo komunë të vendit. Jegunovcë, Haraçinë, Vrapçishtë, Studeniçanë, Likovë, Bogovinjë, Zhelinë, Gazi Babë, Bërvenicë, Dollnen, Resnjë, Strugë, Çashkë, Zelenikovë, Ohër dhe fitore në Tetovë, Saraj, Manastir, Çuçer Sandevë, Veles, Kërçovë, Karposh, fitore në Gostivar, Krushëvë, Kumanovë…në Çair, Qendër, Dibër gjithandej në Republikë, fitore e thellë e Frontit Evropian”, deklaroi Osmani.
Ndërsa kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në paraqitjen për medie pas mbylljes së vendvotimeve deklaroi se VLEN fitoi votat e shqiptarëve. BDI-ja ka humbur legjitimin
“Fillimisht dua të falënderoj votuesit që votuan për kandidatin tonë. Fitues jemi ne nga koalicioni VLEN. VLEN fitoi votat e shqiptarëve. BDI-ja ka humbur legjitimin“, deklaroi Kasami.
Ai tha se edhe ky rezultat po të përkthehet në mandat deputetësh është një diferencë e vogël. BDI-ja shkatërroi mundësinë që presidenti shqiptar të zgjedh në këto zgjedhje. “Kjo garë vlejti sot dhe do të vlej edhe më shumë më 8 maj”,tha Kasami.
E ndërkaq kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka demantuar pohimin e disa medieve se ai pas humbjes është takuar me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. “Unë mbrëmë u urova me ekipin tim dhe të qetë sot vazhdojmë punën tonë Drejt Ndryshimit”, ka thënë ai.
Edhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar në facebook duke falënderuar çdo votues që ka votuar kandidatin e VLEN-it, Arben Taravari, ndërsa ka shtuar se ky koalicion është përfaqësues i vetëm legjitim i shqiptarëve.
“Shpreh falënderim të thellë deri tek të gjithë ata që dje votuan për Arben Taravarin dhe më këtë dhanë mbështetje të padiskutueshme për koalicionin VLEN si përfaqësues i vetëm legjitim i shqiptarëve. Gjithçka po shkon sipas planit, po hyjmë në fazën e ardhshme nga strategjia e cila me 8 maj do të sjellë fitoren përfundimtare”, ka thënë ai./rtk
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...