Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza për nderë të 50 vjetorit të karrierës së saj ka paralajmëruar se do të mbajë dy koncerte të mëdha.
Përmes një postimi në Instagram, artisja e njohur bëri të ditur se njëri koncert do të mbahet me 8 qershor në Prishtinë dhe tjetri me 20 qershore në Tiranë, shkruan Arbresh.info.
“Me zemër plot mirënjohje, dua të falënderoj secilin prej jush – bashkëpunëtorët e mi të çmuar, miqtë, familjen, dhe veçanërisht ju, adhuruesit e këngës sime, për mbështetjen dhe dashurinë që më keni dhuruar gjatë këtyre 50 viteve karrierë. Si artiste, misioni im ka qenë gjithmonë të bashkoj zemrat e bashkatdhetarëve të mi përmes muzikës, duke promovuar vlerat kombëtare dhe rrëfimin e vuajtjeve dhe sfidave të popullit tonë në rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë”, ka shkruar Shkurte Fejza.
“Këtë rrugëtim 50 vjeçar e kemi bërë bashkë dhe tani le ta festojmë së bashku me 8 qershor në Pallatin e Sporteve në Prishtinë dhe me 20 qershor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në koncertin festiv: Shkurte Fejza – 50 vjet zëri i kombit”, u shpreh këngëtarja e njohur.
“Faleminderit juve që për 50 vjet ishit fuqia e shpirtit tim. Zoti ju bekoftë shqiptarë kudo që jeni!”, tha Shkurte Fejza./Arbresh.info
View this post on Instagram
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I