Dy javë pas zgjatjes së orarit nga Agjencia e Regjistrimit Civil, MPB del me njoftim

14:13 | 25 Prill 2024
K.B

Dy javë pas zgjatjes së orarit nga Agjencia e Regjistrimit Civil për pajisje me dokumente, Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje lidhur me këtë.

MPB njofton se gjatë ditëve të punës të punohet me orar të zgjatur deri në orën 18:00, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.
Po ashtu edhe Drejtorati për Prodhim të dokumenteve, gjatë ditëve të punës do të punojë me dy ndërrime, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.

Tutje në njoftimin nga MPB thuhet se ky vendim është marr në mënyrë që të ju lehtësojnë qytetarëve planifikimin e kohës, dhe të zvogëlojë pritjet për pajisje me dokumente personale.

Ky vendim për rritjen e orarit, do të zgjasë deri tek një vendim tjetër, për të cilin do të ju njoftojmë me kohë.

Ndryshe Arbresh.info të martën ka zhvilluar një intervistë me zëvendësdrejtori i Përgjithshëm të Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), Blerim Camaj.

Camaj, në një intervistë për Arbresh.info, tregon arsyet e vendimit për zgjatjen e orarit, duke shtuar se gjatë ditëve të javës do të punohet me orar të zgjatur, si dhe do punohet edhe ditëve të shtune.

LEXO EDHE:

Zgjatet orari për pajisje me pasaporta e letërnjoftime, punohet edhe të shtunave

Të ngjashme