Opozita lëshon seancën për shkak të qasjes së mazhorancës karshi raportit të DASh-it

14:02 | 25 Prill 2024
E.H

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës në të cilën janë paraparë votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se arsyeja e lëshimit të sallës është qasja e mazhorancës kundër diskutimit për raportin e DASH-it.

“Ne si LDK dhe po ju bëjë thirrje edhe partive tjera opozitare që duke e parë qasjen e kësaj mazhorance dhe duke votuar kundër që të trajtohet një dokument i rëndësishëm siç ishte DASh-i dhe duke parë që as 30 deputetë nuk i keni për të kaluar marrëveshjet ndërkombëtare e që në fakt ministri na apostrofoj neve që nuk është e vërtetë. Po harroni që është sot dita 304 që kemi sanksione dhe si të tillë i humb rëndësia marrëveshjeve ndërkombëtare, ne nuk duam që të vazhdojmë që të jemi pjesë e këtij demolimi të jetës parlamentare. Ju bëjë thirrje parive që ta lëshjom sallën”, tha Selmanaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme