Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhje pas ankesës së të dyshuarit Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanja Gjorçevskës, së vrarë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkup për masën e paraburgimit.
Kjo është mbledhja e dytë publike para Gjykatës Supreme pas masës së paraburgimit për babanë e Vanjës, pasi që në mars të këtij viti Supremja e refuzoi si të pabazë kundër masës së paraburgimit të Gjorçevskit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit Shkup.
Avokati i të dyshuarit Gjorçevski, Vlladimir Tufegxhoq, në mbledhje tha se nga mbledhja e fundit e mbajtur deri më sot, rrethanat fare nuk kanë ndryshuar.
Ai shtoi se i dyshuari nuk mund të ikë sepse vlefshmëria e dokumentit të udhëtimit i ka skaduar dhe se ai aktivisht merr pjesë në hetim.
Në deklaratë për mediumet pas mbledhjes, Tufegxhiq informoi se i është nënshtruar ekspertizës pajisja celulare e Gjorçevskit, por se ende nuk kanë kurrfarë informata nga ekspertiza. Ai theksoi edhe se rasti ka arritur edhe në Qendrën për Kujdes Social, pasi që familjes së babait të Vanjës, nuk i është lejuar të realizojnë kontakt me vajzën e tij më të vogël.
I dyshuari Aleksandar Gjorçevski, u dakordua me arsyetimin e avokatit të tij dhe theksoi se është i akuzuar, siç tha, për disa gjëra të cilat edhe sot e kësaj dite nuk i kupton. /Alsat M/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...