Partia Social Demorkate (PSD) ka mbajur një aksion para Qeverisë së Kosovës.
Ata (PSD), kanë vendosur një çeshme për nder të ministrit Liburn Aliu.
Zgjjim Hyseni nga PSD-ja, para mediave u shpreh se kjo çeshme nuk është kroi i fshatit por është qezme e milionerëve.
Pasi sipas tij kjo çeshme rrjedh vetëm për ta.
“Janë mbi 15 milionë euro që janë fal e procesi nuk eshtë zbardh në tersi, ato iu kanë falë kompanive milionëshe. I kisha lut edhe njëherë organet e rendit, sepse këtu ka shkelje të rendit. As në ligj as në vendim administrativ nuk është t e lejume me lëshu së pari parafaturë”, tha ai.
Ai tutje tha se kompanitë për të cilat po flasim nuk janë kompani që kanë nevojë për lëmoshë, po flasim që kanë investime milionëshe.
Hyseni vazhdoi fjalimin e tij para Qeverisë duke shtuar se duhet të shtrohet pyetja se në mullirin e kujt po dërgon uj pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ky pushet nuk ka sjell asnjë ndryshim, Ka qenë çështje kohë se kur do të fillonte të punonte për të mdhajt. Pra pushteti i Liburn Aliut dhe pushteti që udhëhiqet nga Kurti nuk punojnë ndryshe, thjesht janë në funksion të kapitalit të madh”, tha ai./Arbresh.info/
Stavileci: Dogana do të tejkalojë vitin e kaluar për të hyra...
Dhjetë gabime që ndikojnë në gjumin tonë dhe si t’i sh...
Një mbretëri e fshehur virusesh jeton në zorrët tona
Kusari-Lila thotë se Qeveria Kurti ia çjerri maskën Vuçiqit ...
Sinani: Nga nesër nis grumbullimi i qenve endacak në Preshev...
Rama takim nesër me kryebashkiakët socialistë dhe drejtuesit...