Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësimin e emisarit evropian për të vazhduar diskutimet e asaj që quhet ‘çështja e dinarit”.
Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq më ndërmjetësimin e Mirosllav Lajçak do duhej të deklarohen lidhur me propozimin evropian për mënyrat si të zbatohet rregullorja e BQK-së sipas të cilës, euro është valuta e vetmja e vlefshme për pagesa me para të gatshme.
Është ky takimi i pestë e kryenegociatorëve ku trajtohet e njëjta çështja. Në takimin e fundit nuk u zhvillua takimi i përbashkët meqë pala serbe erdhi me propozim të ri, ndonëse takimi ishte organizuar për tu deklaruar palët lidhur me propozimin evropian. Këtë propozim e pranon pala Kosova, ashtu siç kishte deklaruar Besnik Bislimi.
Kësaj radhe nuk janë zhvilluar takimet e ndara mes delegacioneve dhe ndërmjetësit evropian, por është kaluar direkt në takimin trilateral./rtk
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...