Manchester City synon të mbaj hapin me Arsenalin për titull

12:57 | 25 Prill 2024
D.H

Manchester City luan në udhëtim tek skuadra e Brightonit në kuadër të xhiros së 34-të në Premier League.

Ndeshja fillon nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.

Manchester City e dëshiron fitoren me çdo kusht për të mbajtur hapin në garë për titull së bashku me Arsenalin.

Në pesë ndeshjet e fundit si mysafir që i ka luajtur City ndaj kësaj skuadre ka tre fitore një barazim dhe një humbje.

Ndërsa në ndeshjen e parë të sezonit skuadra e Guardiolës ka shënuar fitore 2-1.

City aktualisht është i treti në tabelë me 73 pikë një më pak se Liverpooli që ka dy ndeshje më shumë dhe katër më pak se Arsenali, që po ashtu dy ndeshe më shumë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme