Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin tre të dyshuarve, Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq për sulmin terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe ishte plagosur një tjetër.
Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.
Ajo bëri të ditur se të dyshuarve paraburgimi u është vazhduar deri në qershor.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 22.04.2024 ka marr vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje dy muaj”, tha Gashi./Arbresh.info/
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...