Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Gjakovë, iu gjetën në veturë gjashtë emigrant shtetas të huaj

09:15 | 25 Prill 2024
E.H

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar pasi që në veturën e tij në Gjakovë janë gjetur gjatë shtetas të huaj pa dokumente identifikimi.

Sipas Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po cilësohet si “Kontrabandim me emigrant”, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa, ndërsa ndaj emigranteve janë zbatuar procedurat e zakonshme.

“Gjakovë 24.04.2024 – 22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i R. Shqipërisë, pasi që në automjetin e tij janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente identifikimi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj emigranteve janë zbatuar procedurat e zakonshme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme