Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat publikoi në rrjetet sociale një prej objekteve më me vlerë që ruhen nga Muzeu Ikonografik “Onufri”.
Bëhet fjalë për kapakët e ungjillit të realizuar me mjeshtëri në ar e argjend dhe që janë të ekspozuar në një nga stendat e Muzeut Ikonografik. Objekti i ekspozuar i përket shekullit të 18-të. Mbi kapakun e anës së majtë, në qendër, shënohet viti 1755.
Në dy kapakët paraqiten skena biblike nga Testamenti i Ri, kryesisht nga jeta e Krishtit.
Fundi anës së majtë ka një mbishkrim në greqisht që sipas një përkthimi nga Theofan Popa na tregon për autorin, Petuos Mokrundi nga Mokra (mes Dibrës e Gostivarit).
Qendra Muzeore Berat është institucion i specializuar dhe arkivor me status “Muze kombëtar” në vartësi të Ministrisë së Kulturës, me seli në qytetin e Beratit e cila administron Muzeun Ikonografik “Onufri” dhe Muzeun Etnografik.
Muzeu i Ikonografisë dhe Muzeu Etnografik mbledhin ruajnë dhe promovojnë koleksione me vlerë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit dhe zonës përreth. Berati ka qenë një qendër e rëndësishme e zhvilluar sidomos në shek XVII, një vend ku u grumbulluan, u prodhuan dhe u ruajtën vlera të rëndësishme të cilat janë thesare të vërteta të kulturës kombëtare./rtk
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...