FC Prishtina 01 është fituese e Kupës së Kosovës në futsall për herë të tretë. Në një finale emocionuese, e cila u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, skuadra kryeqytetase arriti të fitojë ndaj skuadrës nga Drenasi, Liqeni, pas një sfide mjaft rivalizuese dhe interesante, me rezultat 3:2, pas vazhdimeve, ngase ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras, 2:2.
Ndeshja finale u karakterizua nga një rivalitet i theksuar dhe një shfaqje e bukur sportive nga të dyja skuadrat. Prishtina 01 e nisi ndeshjen në mënyrë më të mirë, duke kaluar në epërsi me golin e Arif Limanit.
Lufta për trofeun u zhvillua edhe në vazhdimet dy herë nga 5 minuta, ku dëshira dhe pasioni për fitore ishte i madh nga të dyja palët.
Megjithatë, kur të gjithë menduan se fituesin e kësaj finaleje do ta përcaktonin penalltitë, në 10 sekondat e fundit pas një këndore më së miri afër portës u gjend Yll Mazreku, i cili shënoi golin e fitores për Prishtinën 01, duke bërë që trofeu të mbetet përsëri në kryeqytet.
Në fund, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i dorëzoi trofeun skuadrës së Prishtina 01.
Përcaktuesi i kësaj finaleje, Yll Mazreku pas ndeshjes nuk arriti t’i fshehë emocionet e kësaj fitoreje. “Është ndjenjë e mirë të shënosh golin vendimtar dhe atë në frymën e fundit të ndeshjes. Mendoj se gjatë tërë kësaj finaleje kemi qenë më të mirë dhe e kemi kërkuar më shumë fitoren se sa kundërshtari. Dhe në fund, mundi dhe përkushtimi na u shpagua”, ka thënë Mazreku.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?