Viktima dhe i dyshuari shtetas të Shqipërisë, policia jep detaje nga aksidenti me fatalitet në Pejë

23:17 | 24 Prill 2024
E.G

Një person ka humbur jetën sot në Pejë nga plagët e marra pas goditjes së qëllimshme nga një person me veturë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 17:25 në rrugën “Agim Binak Qelaj” , shkruan Arbresh.info.

Policia bën të ditur se viktima është shtetas i Shqipërisë.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, me datë 24.04.2024, rreth orёs 17:25 ёshtё njoftuar se nё rrugën “Agim Binak Qelaj” nё Pejё, fillimisht pёr njё aksident trafiku, mes njё veture dhe njё kёmbёsori. Policia menjёherё iu ёshtё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs dhe pas hetimeve fillestare ёshtё kuptuar se nuk kemi tё bёjmё me aksident, pasi qё viktima ёshtё goditur me veturё qёllimisht nga i dyshuari duke i shkaktuar plagё tё rёnda trupore.”, thuhet në njoftim.

“Viktima ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, mirëpo i njëjti nuk ka mundur ti pёrballoj plagёt dhe nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs: shtetas i republikёs sё Shqipёrisё”, thuhet tutje.

Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin 22 vjeçarin S.J shtetas i Shqipërisë i cili është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksin.

“Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit e Sektorit Rajonal, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё pёr veprën penale “Vrasje e rёndё”, ndёrsa trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet nё institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinë pёr obduksion.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga një veturë

“Vrasje me qëllim hakmarrje”, arrestohet i dyshuari që e goditi për vdekje një person në Pejë

 

Të ngjashme