Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi vozitësit në Prishtinë

20:27 | 24 Prill 2024
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë pasi që i njëjti ka shkaktuar dy aksidente trafiku në Prishtinë dhe më pas ka sulmuar vozitësit e veturave të aksidentuara.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci i cili tha se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.

Borovci tha se i dyshuari është arrestuar në orët e pasditës në qytetin e Pejës.

“Ndërkohë që policia po punon në mënyrë aktive për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Sulm’ dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”, tha ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme