Google ADS

O’Brien kërkon themelimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjeve

19:06 | 24 Prill 2024
E.G

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përparim urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Me anë të një postimi në  “X”, O’Brien ka thënë se për të ecur përpara duhet zbatimi i marrëveshjeve të arritura përmes ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian.

Ai ka theksuar SHBA e mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, nevojitet zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, ka shkruar Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien./Arbresh.info/

Të ngjashme