Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka thënë se vendi i tij është përkrahës i fortë i Kosovës në anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
“Kemi ndjekur nga afër zhvillimet në Asamblenë Parlamentare. Dhe ne, natyrisht, marrim parasysh vendimin e Asamblesë Parlamentare në diskutimet tona. Natyrisht, ne jemi miq dhe përkrahës të fortë të Kosovës. Dhe ne qëndrojmë pas idesë për ta afruar Kosovën me Evropën, që do të thotë edhe anëtarësim në Këshillin e Evropës. Por vendimi në fund do të jetë me Këshillin e Ministrave dhe është thelbësore që Kosova tani të bëjë gjithçka që mund të bëjë për të bindur një shumicë të gjerë të shteteve anëtare. Veçanërisht të drejtat e pakicave janë një temë kyçe për Këshillin e Evropës.”, ka thënë ai në një intervistë për European Western Balkans.
Lidhur nëse do të mbetet themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si kusht për anëtaresimin e Kosovës në KiE, , emisari gjerman tha se kriteret e përmendura nga Serbia nuk janë edhe kritere të Gjermanisë.
Ai theksoi se Kosova ka obligim nga marrëveshjet e Brukselit të arritura në vitin 2011 dhe 2013 si dhe nga marrëveshja e Ohrit për të zbatuar Asociacionin.
“Më duhet të rrëfej se nuk mund ta ndjek vërtet argumentimin e Serbisë. Së paku për palën gjermane, mund të them se kriteret e përmendura nga Serbia nuk janë publikuar asnjëherë si kriteret tona për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.”, u shpreh ai.
“Në përgjithësi, situata e ballafaqimit me minoritetet në Kosovë është shumë relevante. Por Kosova ka obligim nga marrëveshjet e Brukselit të arritura në vitin 2011 dhe 2013 si dhe nga marrëveshja e Ohrit për të zbatuar ASMM. Ajo që është e qartë është se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit, e cila përfshin themelimin e ASMM.”, shtoi emisari gjerman.
Emisari gjerman u shpreh se Serbia nuk duhet ta ndalojë anëtarësimin e Kosovës të hyjë në organizata ndërkombëtare.
“Ka një përkushtim të qartë në marrëveshjen e Ohrit: Serbia nuk duhet ta ndalojë Kosovën të hyjë në organizatat ndërkombëtare. Nuk e shoh se si veprimet aktuale të Serbisë janë në përputhje me tekstin apo frymën e marrëveshjes.”, tha ai. /Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...