Zyrtarët e skuadrës së Gjilanit, FC Drita, u ankuan pas ndeshjes ndaj Ballkanit se ka pasur sulme nga ana e zyrtarëve të skuadrës së Suharekës.
Mirëpo disa orë pas përfundimit të ndeshjes, FC Ballkani zyrtarisht mohoi një gjë të tillë, mirëpo pas disa ditës të zhvillimit të ndeshjes u publikuan pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet se si ndodhi ngjarja, shkruan Arbresh.info
Megjithatë, Federata e Futbollit të Kosovës përmes Komisionit Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë, vendosi që t’i inicion procedurë disiplinor akterëve të të dyja skuadrave.
Hapje e Procedurës :
FC “Ballkani“. Lëshim në organizimin e ndeshjes, Ballkani–Drita. Në minutat 80, 89 dhe 90+2 të ndeshjes tifozët vendas ”Xhebrailat”, hudhin mjete piroteknike tymuese në fushën e lojës. Sipas raportit te delegatit te ndeshjes Ballkani -Drita dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari për siguri i FC“Ballkani“. Afati datë 26.04.2024 ora 13:00.
Videoanalisti i FC ”Ballkani”, Ardi Kabashi, ID.023356M93. Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon me fjalor të rëndë kryetrajnerin e FC ”Drita”, Zekirja Ramadani. Sipas raportit të delegatit te ndeshjes Ballkani–Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga videoanalisti i FC“Ballkani“, Ardi Kabashi . Afati datë 26.04.2024 ora 13:00.
Zyrtari i FC ”Ballkani”, Idriz Hajrizi ID.001422M78. Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon me fjalor të rëndë kryetrajnerin e FC Drita, Zekirja Ramadani. Sipas raportit te delegatit të ndeshjes Ballkani–Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtar i FC“Ballkani“. Afati datë 26.04.2024 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë të ushtrimit të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës.
Kryetrajneri i FC ”Drita”, Zekirja Ramadani ID.001422M78. Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon videoanalistin e FC ”Ballkani”. Sipas raportit te delegatit të ndeshjes Ballkani–Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri FC“Drita“. Afati datë 26.04.2024 ora 13:00.
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...