Google ADS

Deri tani 26.36% e qytetarëve votojnë për president në Maqedoninë e Veriut

16:05 | 24 Prill 2024
E.K

229.803 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri në orën 15:00 në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), kjo nënkupton se 26.35% e të gjithë banorëve më të drejtë vote tashmë e kanë kryer obligimin e tyre qytetar.

Ndërkaq në total të drejtë vote kanë 1.814.317 votues, të cilët duhet të zgjedhin mes shtatë kandidatëve për president të Maqedonisë së Veriut.

Në mesin e kandidatëve janë edhe dy shqiptarë: Bujar Osmani dhe Arben Taravari./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme