Tërmet në Japoni

15:41 | 24 Prill 2024
E.H

Një tërmet me magnitudë 5.0 ka goditur këtë të mërkurë prefekturën japoneze të Ibaraki, në ishullin Honsho, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Tërmeti ndodhi në orën 20:40 me orën lokale, në një thellësi prej 60 kilometrash, tha Agjencia.

Për momentin nuk ka informacione për viktima të mundshme apo dëme materiale dhe nuk është lëshuar paralajmërim për cunami./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme