Kina kundërshton me vendosmëri paketën amerikane të ndihmës për sigurinë për Tajvanin në vlerë prej më shumë se tetë miliardë dollarësh, njoftoi Zyra e Çështjeve të Tajvanit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kinës.
Zëdhënësi i Zyrës tha se Pekini i bën thirrje SHBA-së të përmbushë detyrimin e saj për të mos mbështetur pavarësinë e rajonit kinez të Tajvanit, si dhe të ndalojë të gjitha llojet e armatosjes së tij, tha zëdhënësi i Zyrës.
Zëdhënësi theksoi se paketa e ndihmës amerikane për Taipei “dërgon sinjalin e gabuar për forcat separatiste që mbrojnë pavarësinë e Tajvanit”, të cilën, siç tha ai, Pekini e kundërshton me vendosmëri, raportoi Reuters.
Presidentja e rajonit të Tajvanit, Tsai Ing-wen, shprehu sot kënaqësinë e saj që Kongresi Amerikan miratoi një paketë ndihme për sigurinë për Taipein.
Sot në Taipei, Tsai u takua me delegacionin e Kongresit Amerikan.
Senati i SHBA miratoi një projekt-ligj që autorizon një paketë ndihme sigurie për Izraelin, Ukrainën dhe rajonin kinez të Tajvanit me një vlerë totale prej 95 miliardë dollarësh./euronews
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...